
MBRETËRI E BASHKUAR - Babai,njerka dhe xhaxhai i SARA Sharif janë akuzuar për vrasjen e saj, sapo u kthyen në Britani të Madhe nga Pakistani.
Akuzat vijnë një muaj pasi 10-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Woking, Surrey, më 10 gusht.
Urfan Sharif, 41 vjeç, partnerja e tij Beinash Batool, 29 vjeç dhe xhaxhai 28 vjeçar Faisal Malik, u arrestuan me dyshimin për vrasje pas disa javësh në arrati.
Sharif, dhe Batool u larguan nga Britania me pesë fëmijët, një ditë pas vdekjes së Sara.
Trupi i Sarës u zbulua pasi Sharif thirri 999 nga Pakistani.
Mjekët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes, por Gjykata e Woking Coroner tha se kishte të ngjarë të ishte "e panatyrshme".
Ekspertiza pas vdekjes, zbuloi se ajo pësoi "lëndime të shumta, të cilat ka të ngjarë të jenë shkaktuar gjatë një periudhe të gjatë kohore".
Treshja është arrestuar në avion, teksa ktheheshin në Britaninë e Madhe.
Ata janë akuzuar për vrasje apo lejim të vdekjes së një fëmije dhe do të dalin sot para Gjykatës e Magjistraturës Guildford.
Mamaja e Sarës, Olga, i tha ‘The Sun’ se me arrestimin e tyre i është ‘hequr’ një peshë nga supet e saj.
Si u raportua vdekja e Sarës?
Trupi i SARA Sharif u gjet në adresën e babait të saj Urfan Sharif në Hammond Road, Woking rreth orës 2:50 të mëngjesit më 10 gusht 2023. Ajo mbante dy shënime të shkruara me dorë, nën një nga jastëkët.
Vogëlushja u shpall e vdekur në vendngjarje pasi mbërritën policët.
Të nesërmen, u tha se tre persona me të cilët policia donte të fliste, kishin kaluar jashtë vendit disa orë përpara se të zbulohej trupi i të voglës./Zëri