Bota

Eskorta i zhvat 100 mijë euro menaxherit të RAI-t

Dyshohet se eskorta e ka organizuar kurthin së bashku me persona të tjerë, të cilët tashmë janë në kërkim. Gruaja tani ndodhet në arrest shtëpiak. Menaxheri ka shpjeguar se kishte paguar rreth 100 mijë euro dhe se kishte bërë pagesa rreth 5 mijë euro njëherësh.

E.K
Eskorta i zhvat 100 mijë euro menaxherit të RAI-t
Eskorta moldave

ITALI- Kërkesa të vazhdueshme për para! Transferta bankare, cash, gjithsej rreth 100 mijë euro. Policia e Romës ka arrestuar 30-vjeçaren moldave, Adina Manolache, e akuzuar për zhvatje ndaj një zyrtari të lartë të Rai.

Gruaja u kap në flagrancë, në takimin e fundit për dërgimin e një mijë eurove në shtëpinë e viktimës. Sipas mediave italiane burri e kishte takuar vajzën në faqen “BakekaIncontri” dhe për një kohë të shkurtër u detyrua që t’i jepte gjithnjë e më shumë para.

Gjithçka nisi shtatorin e kaluar, kur menaxheri i RAI-t filloi një marrëdhënie me pagesë me eskortën. “Miqësia” e tyre do të bëhej gjithnjë e më e ngushtë, derisa gruaja filloi të kërkonte gjithnjë e më shumë para. 

Ajo e bëri të besonte se po persekutohej nga mafia

Dyshohet se eskorta e ka organizuar kurthin së bashku me persona të tjerë, të cilët tashmë janë në kërkim. Gruaja tani ndodhet në arrest shtëpiak. Menaxheri ka shpjeguar se kishte paguar rreth 100 mijë euro dhe se kishte bërë pagesa rreth 5 mijë euro njëherësh. 

Sipas asaj që ka raportuar viktima, eskorta nisi t'i kërkonte para duke u ankuar se ishte e dëshpëruar pasi e kishin nxjerrë nga shtëpia. Më pas ajo shtoi se ishte e shqetësuar sepse një nga fëmijët e saj duhej t'i nënshtrohej një operacioni delikat dhe për këtë arsye do të kërkonte më shumë para. Së fundi, ajo tha se ishte e persekutuar nga disa mafioz të afërt me botën e trafikut të drogës.

Kërcënimet e rreme

Madje, zyrtari shkoi aq larg sa i dha asaj kartën e bankomatit në një rast, për ta lejuar atë të bënte tërheqje. Gjatë gjithë kohës ai u përpoq të çlirohej nga kjo marrëdhënie që ishte bërë gjithnjë e më e rrezikshme. Në fakt, pasi të ishin paguar shpenzimet e një varrimi të pretenduar të motrës së eskortës, kërkesat për para nuk do të kishin të ndalur. Larg kësaj: e reja tregonte edhe mesazhet e viktimës në telefonin e saj të marra nga kriminelët e dyshuar dhe plot kërcënime të tilla si "ka ikur koha, thuaj lamtumirë maceve të tua".

Bashkëpunëtori

Më pas do të fillonin kërcënimet edhe ndaj menaxherit, i cili është 66 vjeç dhe në atë kohë ishte i brishtë pas humbjes së partneres. Ka gjasa që eskorta të ketë përfituar nga kjo situatë për ta zhvatur. 

 

Poll

MOS HUMB