Qytetërim

U dogj më 2019, FOTO nga restaurimi i Notre Dame

Ka nisur puna për rindërtimin e Katedrales Notre Dame de Paris, e cila u dogj nga një zjarr në vitin 2019.

D.XH
U dogj më 2019, FOTO nga restaurimi i Notre Dame
Notre Dame1

PARIS - Nga skela në majë të Notre-Dame de Paris, presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të premten (8/12) se rindërtimi i katedrales së shkatërruar nga zjarri do të përfundojë sipas planit dhe do të rihapet për vizitorët pas një viti. Kulla e kambanores prej druri u shemb gjatë zjarrit që ra në monumentin e Parisit, kryeqytetit francez, më 15 prill 2019.

“Afatet do të respektohen. Franca do rindërtojë monumentet e saj më me tepër vlerë”, tha Macron. "Ky është një moment i rëndësishëm dhe emocional", shtoi ai, ndërsa u foli punonjësve të restaurimit në skela.

U dogj më 2019, FOTO nga restaurimi i Notre Dame

U dogj më 2019, FOTO nga restaurimi i Notre Dame

U dogj më 2019, FOTO nga restaurimi i Notre Dame

Kulla e lartë 96 metra nuk ishte pjesë e dizajnit origjinal të katedrales. Ajo u shtua gjatë restaurimit të shekullit të 19-të nga arkitekti Eugene Viollet-le-Duc. Pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019, kambanorja u rindërtua në një mënyrë identike, pavarësisht debatit fillestar, nëse duhet t'i jepet një pamje më moderne.

U dogj më 2019, FOTO nga restaurimi i Notre Dame

Macron njoftoi gjithashtu një konkurs për artistët për të dizajnuar gjashtë dritare të reja xhami me njolla, si dhe krijimin e një muzeu ‘Notre Dame’. Notre Dame është vendosur të rihapet për shërbimet fetare dhe për publikun më 8 dhjetor 2024.

U dogj më 2019, FOTO nga restaurimi i Notre Dame

Rreth 500 punëtorë punojnë në kantier çdo ditë, duke u përpjekur për të rindërtuar katedralen, e cila ka dominuar zonën Ile de la Cite në lumin Seine, që nga Mesjeta. Të mërkurën u vendos kryqi i këmbanores. Gjatë vitit të ardhshëm, mobiljet, statujat dhe veprat e artit të katedrales do të restaurohen./ZËRI/

Poll

MOS HUMB