
UASHINGTON- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump iu ka dhënë ultimatum zyrtarëve të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) që të japin dorëheqjen brenda disa ditësh, ose do të shkarkohen nga detyra. Ky ultimatum vjen pasi Trump do të ndryshojë fytyrat që janë në krye të agjencisë amerikane.
Sipas “New York Times”, kandidati i presidentit në krye të FBI-së është Cass Patel, i cili tha në Senat se nuk do të nisë një fushatë hakmarrjeje dhe nuk do të përndjekë kundërshtarët. Por, të gjithë zyrtarëve të rangut të lartë iu kërkua të jepnin dorëheqjen nga pozicionet e tyre që kishin marrë nën udhëheqjen e Christopher Ëray, i cili dha dorëheqjen si drejtor i FBI-së këtë muaj.
Në një mesazh për kolegët e tij, një nga agjentët e lartë tha se mësoi se do të shkarkohej vetëm të hënën në mëngjes.
“Nuk më është dhënë asnjë justifikim për këtë vendim, i cili, siç mund ta imagjinoni, erdhi si një tronditje për mua”, ka shkruar ai.
Megjithatë, agjentët e lartë të FBI-së ishin përgatitur për ndryshime të mundshme në agjenci nën Presidentin Trump, duke pasur parasysh premtimin e Patel për ta riformuar atë. Por Patel ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtorit të FBI-së, kështu kërkesa e papritur për dorëheqje ka lënë shumë punonjës të prekur në shok. Derisa senatorët të votojnë zyrtarisht emërimin e Patel në këtë pozicion, Brian Driscoll ka marrë detyrën e drejtorit të detyrës së agjencisë. /ZËRI