Bota

Trump dhe Putin në bisedë telefonike, Kremlini: Presidenti rus propozoi zgjidhje për konfliktin në Iran

Sipas Kremlinit, biseda ishte “një diskutim konstruktiv, shumë i sinqertë dhe profesional”. Mësohet se Putin propozoi disa zgjidhje për konfliktin në Iranin.

I.F
Trump dhe Putin në bisedë telefonike, Kremlini: Presidenti rus
Donald Trump dhe Vladimir Putin

WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Biseda mes presidentëve zgjati rreth një ore, gjatë së cilës diskutuan situatën në Iran dhe Ukrainë.

Sipas Kremlinit, biseda ishte “një diskutim konstruktiv, shumë i sinqertë dhe profesional”. Mësohet se Putin propozoi disa zgjidhje për konfliktin në Iranin. Sa i përket situatës në Ukrainë, Kremlini njoftoi se Putin përsëriti se Rusia po shënon përparime të shpejta dhe se kjo duhet të shtyjë Kievin drejt pranimit të negociatave./ZËRI

Poll

MOS HUMB