Bota

Trump mbështet vrasjen e Mojtaba Khameneit nëse nuk u bindet kërkesave të SHBA-së

Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqësi i ri gjatë fundjavës, duke pasuar të atin Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael më 28 shkurt.

I.F
Trump mbështet vrasjen e Mojtaba Khameneit nëse nuk u bindet
Mojtaba Khamenei

WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump tha se mbështet vrasjen e udhëheqësit të ri të Iranit nëse ai nuk tregohet i gatshëm t'u nënshtrohet kërkesave të SHBA-së. Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqësi i ri gjatë fundjavës, duke pasuar të atin Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael më 28 shkurt.

“Wall Street Journal” raporton se Trump e quan Mojtaba Khamenei një zgjedhje "të papranueshme" dhe se e mbështet vrasjen e tij nëse kundërshton SHBA-të.

Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, u bë Lideri i tretë Suprem i Iranit në histori. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian e përshkroi emërimin e tij si një hap drejt forcimit të unitetit kombëtar. Udhëheqësi i mëparshëm suprem, Ajatollah Ali Khamenei, e kishte mbajtur këtë pozicion për 37 vjet. Një sulm ajror i përbashkët SHBA-Izrael më 28 shkurt goditi shtëpinë e tij në Teheran, duke e vrarë 86-vjeçarin./ZËRI

Poll

MOS HUMB