Bota

Trump & Biden 'kokë më kokë' në debat

Debati pritet të ndiqet nga miliona qytetarë amerikanë.

E.K
Trump & Biden 'kokë më kokë' në debat
Donald Trump dhe Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kundërshtari i tij republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të ardhshëm, Donald Trump thanë sot se kanë pranuar ftesat nga CNN dhe ABC për dy debate më 27 qershor dhe 10 shtator.

Biden më herët i ofroi Trumpit dy debate televizive në qershor dhe shtator, një ofertë që Trump e pranoi përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social. Debati pritet të ndiqet nga miliona qytetarë amerikanë.

“Radha jote, Donald. Siç thatë ju: kudo, në çdo kohë," tha Biden në një postim në X.

"Unë do të jem atje," u përgjigj Trump, sipas Fox./ZËRI

Poll

MOS HUMB