
Momenti kur truprojat e fusin në makinë të plagosur
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, të cilit iu bë atentat pak minuta më parë raportohet se ka marrë tre plumba. Mediat e huaja shkruajnë se Fico, ka marrë një plumb në bark, një në krah dhe një në këmbë. Ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin. Ai është identifikuar si Juraj Tsintula, një shrkrimtar i njohur në vend. Ndërkohë Fico ndodhet ende në sallën e operacionit, në luftë për jetën për shkak të plagëve të marra./ZËRI
Poll