Bota

Trump bën gafën e madhe: Po shkojmë drejt Luftës II Botërore (VIDEO)

Trump tha se Biden mund ta çojë botën drejt Luftës së Dytë Botërore

D.XH
Trump bën gafën e madhe: Po shkojmë drejt Luftës II
Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, që gjithashtu mund të jetë edhe kandidat për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, është bërë viral në rrjetet sociale, për shkak të një gafë të madhe që ai bëri.

Trump “shigjetoi” presidentin aktual, por derisa ishte duke sulmuar Biden, ai gjithashtu bëri një gafë jo pak të vogël.

Donald Trump deklaroi se Biden është i dëmshëm për Amerikën dhe botën e se ai do e çonte globin “drejt Luftës së Dytë Botërore”.

“Ne kemi president një njeri që është krejtësisht i korruptuar dhe më i keqi në historinë e vendit. Ai është i papërgjegjshëm dhe po na çon drejt luftës bërthamore me Rusinë”, tha Trump. Më pas ai shtoi: “Ne po shkojmë drejt Luftës së Dytë Botërore”.

Bussiness Insider bën pyetjen se a e di Trump se Lufta e Dytë Botërore ka ndodhur. Në të njëjtin fjalim, Trump dukej se ngatërroi Biden dhe ish-Presidentin Barack Obama. Trump ngatërroi edhe Obamën me Hillary Clinton në zgjedhjet e 2016-ës.

Mediat amerikane nënvizojnë se të tilla gafa ngrenë dyshime për aftësi, edhe për shkak të moshës së Trump, por edhe për gjendjen e tij mendore. Jo vetëm për Trump, por amerikanët kanë shfaqur dyshime edhe për gjendjen mendore e fizike të Biden, megjithëse mjeku e përcaktoi atë si të aftë mendërisht dhe fizikisht.

Joe Biden është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA, ndërsa edhe Donald Trump tashmë është 77 vjeç. Një sondazh i qershorit i NBC tha se 68% e votuesve kishin shqetësime për shëndetin mendor dhe fizik të Biden, ndërsa 55% thanë të njëjtën gjë për Trumpin./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB