Bota

Trump bën bilancin: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh

Gjatë fjalës së tij në samitin në Florida, Trump u shpreh se situata në terren po shkon në favor të SHBA-së.

zh.ll
Trump bën bilancin: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës
Donald Trump

WASHINGTON- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se ushtria amerikane ka “shkatërruar” 42 anije të marinës iraniane dhe pjesën më të madhe të forcës ajrore iraniane, ndërsa iu drejtua udhëheqësve të Amerikës Latine gjatë Samitit të tij “Mburoja e Amerikës” në Florida.

Gjatë fjalës së tij në samitin në Florida, Trump u shpreh se situata në terren po shkon në favor të SHBA-së.

“Po ecim shumë mirë në Iran. Ka qenë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Sipas presidentit amerikan, përveç anijeve të marinës, forcat amerikane kanë goditur edhe forcën ajrore iraniane dhe sistemet e telekomunikacionit të vendit.

“Ne kemi shkatërruar 42 anije të marinës brenda tre ditësh, si dhe kemi goditur forcën ajrore dhe komunikimet e tyre”, deklaroi Trump.

Ai bëri të ditur gjithashtu se pas përfundimit të fjalimit do të takohej me familjet e ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën në luftë.

“Do të shkoj menjëherë për të takuar familjet e personelit tonë ushtarak”, tha ai.

Trump i cilësoi ushtarët e vrarë si “heronj të mëdhenj të vendit”, duke shtuar se ata po kthehen në atdhe në një mënyrë që askush nuk e kishte imagjinuar.

“Ata janë heronj të mëdhenj të vendit tonë, që po kthehen nga Irani në një mënyrë ndryshe nga ajo që mendonin”, u shpreh presidenti amerikan. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur në minimum humbjet e ushtarëve tanë”, përfundoi Trump.

Poll

MOS HUMB