Bota

Tronditet Kosova nga krimi në familje, burri vret gruan

Edmond Lajqi i ka marrë jetën gruas së tij

E.K
Tronditet Kosova nga krimi në familje, burri vret gruan
Burri vret gruan

KOSOVË- Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Mediat në Kosovë raportojnë se autori i krimit të rëndë është shtetasi Edmond Lajqi.

Krimi i rëndë është konfirmuar dhe nga kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton”. Në vendin e ngjarjes u konstatua vdekja e një gruaje”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës, Driton Rugova.

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të rëndë në familje, i dyti në harkun kohor të pak ditëve në Kosovë. Pak ditë më parë, një 21-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti, pas konflikteve mes tyre. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB