
BRAZIL-Të gjithë personat në bordin e avionit Voepass që u rrëzua në shtetin brazilian të Sao Paulo kanë humbur jetën. BBC raporton se në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtar të ekuipazhit, pra 62 veta dhe asnjë prej tyre bëhet me dije se nuk ka mundur të mbijetojë.
Avioni, i cili i përket kompanisë Passaredo, u ngrit nga Cascavel (PR) në orën 11:56 dhe duhej të ulej në Aeroportin Guarulhos (SP) në orën 13:50. Sipas platformës, avioni u ngrit derisa arriti në 5000 metra lartësi në orën 12:23 dhe vazhdoi në atë lartësi deri në orën 13:21, kur filloi të humbiste lartësinë. Në orën 13:22 një minutë pas kohës së regjistrimit të fundit lartësia ishte 1250 metra, një rënie prej afërsisht 4000 metrash.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil (Anac), avioni ishte një turboprop ATR-72-500 me 68 vende. Ai është prodhuar nga kompania franceze ATR, një nga prodhuesit më të mëdhenj të aviacionit në botë. Avioni mund të fluturojë në një lartësi maksimale prej 10,000 këmbësh me një shpejtësi maksimale prej 316.9 mph./ZËRI