Bota

PAMJET e frikshme! Rrëzohet avioni në Brazil, nuk dihet fati i personave në bord

Dërgohen shtatë ekuipazhe në rajonin e aksidentit.

f.t
PAMJET e frikshme! Rrëzohet avioni në Brazil, nuk dihet fati i
pamjet nga ngjarja

BRAZIL- Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit. Avioni me 62 persona në bord u rrëzua në Vinhedo njoftoi stacioni televiziv lokal GloboNews. Avioni 'ATR-72' i operuar nga linja ajrore Voepass Linhas Areas ishte duke u nisur nga Cascavel, në shtetin e Parana, për në Guarulhos, në Sao Paulo. 

Brigada e zjarrfikësve shtetërore të Sao Paulos konfirmoi se një aeroplan u rrëzua në Vinhedo dhe se ka dërguar shtatë ekuipazhe në rajonin e aksidentit. Ndërkohë në një video të publikuar nga Daily Mail shihet momenti i rrëzimit të avionit.


Nuk dihet ende shkaku dhe fati i pasagjerëve.Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva i kërkoi turmës të qëndronte në këmbë dhe të mbante një minutë heshtje ndërsa ai ndante lajmin. Ai tha se dukej se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bord kishin vdekur, pa dhënë detaje se si ishte marrë ai informacion. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë tre persona humbën jetën në Sao Paulo, Brazil, kur një aeroplan privat u rrëzua në një fermë në juglindje të vendit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB