Bota

Tragjedi në ujërat greke! Fundoset gomonia me emigrantë, humbin jetën 3 fëmijë

Sipas të njëjtave informacione, janë shpëtuar 16 persona, mes të cilëve tetë fëmijë , më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.

f.t
Tragjedi në ujërat greke! Fundoset gomonia me emigrantë, humbin
pamje nga vendngjarja

GREQI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur. Si pasojë kanë humbur jetën tri vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre, shkruan Protothema.

Ndërkohë janë shpëtuar 16 persona, mes të cilëve tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.  Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë afganë u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.

Kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter të Rojës Bregdetare. Sipas të mbijetuarve, asnjë person tjetër nuk mungon./ZËRI

Poll

MOS HUMB