Bota

3-vjeçarja nga SHBA torturohet për vdekje, familja i bën 'ekzorcizëm'

Trupi i saj i pajetë u gjet në altarin e një kishe në Kaliforni.

k.m.
3-vjeçarja nga SHBA torturohet për vdekje, familja i bën
Areli Naomi Proctor dhe Claudia Hernandez

SHBA- 3-vjeçarja Areli Naomi Proctor përjetoi tortura para se të jepte frymën e fundit brenda një kishe në Kaliforni pasi familja i bëri "ekzorcizëm". Të dhëna të reja janë mësuar nga dokumentat e vënë në dispozicion për Gjykatën, lidhur me vrasjen e të miturës në altarin e Kishës së Apostujve dhe Profetëve në qendër të qytetit San Jose, më 24 shtator 2021.

Trupi i vogëlushes Areli ishte plot me plagë që i kishin shkaktuar nëna, xhaxhai dhe gjyshi gjatë një ceremonie që ata thanë se do të “eksorcidonin demonin që e pushtoi”.

“Gjatë sulmit të vazhdueshëm, Areli po rezistonte dhe po përpiqej të largohej nga dhunuesit e saj. Viktima thoshte 'jo'. Për rreth 20 orë, ajo luftoi për jetën, ndërsa tre persona e mbanin fort nga qafa,"-shkruhej në raportin mjeko-ligjor të depozituar nga ndihmësprokurorja e qarkut, Rebecca ëise.

Nëna e fëmijës, Claudia Hernandez, vëllai i saj Rene "Aaron" Hernandez Santos dhe babai i tyre, Reve, të tre janë në burg. Ata u kapën fill pas vrasjes të së miturës. Kur Policia mbërriti në kishë më 24 shtator 2021 dhe e pyeti Claudian se çfarë ndodhi me vajzën e saj, 25-vjeçarja u tha atyre se Areli kishte qëndruar zgjuar gjithë natën duke bërtitur dhe duke qarë.

“Sytë e saj ishin ndryshe. Nuk ishte vetëvetja, shkova në kishë se ishte e pushtuar,”- u tha nëna e re oficerëve.

Rreth orës 7 të mëngjesit, 25-vjeçarja dhe vëllai i saj e çuan 3-vjeçaren në Kishën e Apostujve dhe Profetëve - ku babai i tyre shërbeu si pastor - për t'u lutur.

Pastori takoi fëmijët dhe mbesën e tij në kishë në orën 12.20 dhe së bashku filluan ceremoninë që do të largonte "demonin". Të tre u përpoqën që t'i shkakonin të vjella të miturës. Sipas mjekut ligjor, i cili më vonë ekzaminoi trupin, shkaku i vdekjes së Arelit ishte "asfiksia mekanike" e shkaktuar nga diçka që ju mbulonte fytyrën ose gjoksin dhe e pengonte të merrte frymë. Si pasojë e kësaj, vogëlushja ka pasur inflamacion në tru, gjak në mushkëri, plagë në qafë dhe në brendësi të gojës.

Claudia u arrestua në janar 2022, pasi mjeku mjekësor lëshoi ​​raportin se shkaku i vdekjes ishte mbytja. Vëllai i 25-vjeçares dhe babai i saj u arrestuan në maj të po këtij viti./ZËRI

Poll

MOS HUMB