
SERBI- Tragjedi në Serbi. Raportohet se dy prindër, të cilët u hodhën nga kati i 17-të i një kulle në Novi Sad më parë kishin vrarë fëmijët e tyre, dy djem, 3 dhe 1 vjeç. Sipas Policisë, dyshohet se prindërit ishin pjesë e një sekti, pasi në banesë janë gjetur disa shkrime të çuditshme, por ende nuk dihet se çfarë shkruhet saktësisht në to. Për këtë priten të përfundojnë hetimet.
Dyshohet se burri dhe gruaja kanë vrarë djemtë të premten fillimisht në shtëpinë ku jetonin në Petrovaradin, e më pas kanë shkuar në kullën më të lartë dhe janë së bashku për vdekje. Ata ishin kapër dorë për dore kur u hodhën.
Në kamera shihet se ata fillimisht kanë hipur me ashensor në katin e 16-të dhe më pas kanë shkuar në këmbë deri në atë çati. Gjithçka e bënë sipas planit, po të kemi parasysh se e dinin se ku po shkonin dhe kishin një vegël me të cilën e thyenin atë xhamin e trashë dhe të dyfishtë për të arritur në çati, thotë një nga qiramarrësit e pallatit të Novi Sadit.
Kujtojmë se tek bashkëshortët nuk u gjetën asnjë dokument personal, ndaj identifikimi ishte i vështirë dhe kur inspektorët konstatuan identitetin e tyre, të shtunën u drejtuan në adresën ku banonin. Fatkeqësisht aty gjetën trupat e dy djemve.
Trupat e fëmijëve u gjetën në dhomë, ata ishin në shtretër të mbuluar me çarçafë. Në trupa nuk kishte gjurmë dhune, nuk kishte gjak, por dyshohet se djemtë janë helmuar. Dyshohet se prindërit i kanë përzier ushqimin me helm, i kanë dhënë për të ngrënë, kanë pritur të hyjë në fuqi, kanë mbuluar kufomat, kanë mbyllur shtëpinë dhe kanë shkuar të vrasin veten./ZËRI