Bota

Edhe Donald Trump s'është keq me gafa, ngatërron Biden me Obamën

Donald Trump nuk e shmangu dot lapsusin duke ngatërrruar paraardhësin e tij Barack Obama, me presidentin aktual, Joe Biden.

k.m.
Edhe Donald Trump s'është keq me gafa, ngatërron Biden me
Donald Trump

SHBA- Joe Biden shpesh mund të kritikohet për gabime në fjalimet e tij, por as Donald Trump nuk mbetet pas. Në një tubim parazgjedhor në Richmond të Virxhinias, Trump nuk e shmangu dot lapsusin duke ngatërrruar paraardhësin e tij Barack Obama, me presidentin aktual, Joe Biden.

“Putini ka kaq pak respekt për Obamën, saqë ai ka filluar të përdorë edhe kërcënimet bërthamore. Po, e keni dëgjuar mirë, kërcënimet bërthamore. Ai filloi të flasë për armët bërthamore,”- tha Trump të shtunën.

Publiku u shokua kur Trump iu referua Obamës, mandati i të cilit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi më shumë se shtatë vjet më parë.

Shikoni videon:

Kjo është hera e tretë që 77-vjeçari Trump ngatërron presidentin aktual me Obamën në gjashtë muajt e fundit. Më herët, Trump ngatërroi emrin e bashkëshortes së tij, të cilën nga Melania e quajti “Mercedes”; por po ashtu ngatërroi edhe rivalen e tij të brendshme partiake, Nikki Haley, me ish-kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi./ZËRI

Poll

MOS HUMB