Bota

Tmerr në Itali, kufoma e një personi të torturuar varet në parmakët e rrugës

Personi me origjinë afrikane dyshohet se është vrarë diku tjetër, dhe është varur në rrugë në shenjë paralajmëruese. Arsyet nuk dihen ende

E.K
Tmerr në Itali, kufoma e një personi të torturuar varet në
Pamje nga vendngjarja

ITALI- Tmerr në provincën e Triestes, ku trupi i një njeriu të lidhur dhe me sy mbyllur, me shenja të dukshme rrahjesh, u gjet i varur në parmakë, në autostradë.  

Trupi u identifikua nga disa punëtorë të mirëmbajtjes. Viktima i kishte këmbët të lidhura dhe kishte lëndime në kokë, prerje dhe shenja torture. Policia po heton rastin.

Sipas asaj që mësohet, trupi i gjetur në Trieste është vrarë diku tjetër dhe më pas është varur në rrugë.  

Në terren, përveç karabinierëve të Triestes, ndodhen dhe punonjës shëndetësorë, policë të shtetit dhe zjarrfikës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe prokurori kujdestar dhe mjekja. Vendi dhe pozicioni i trupit, i varur në mënyrë që të shihet, dyshohet se është bërë për të dhënë një mesazh paralajmërues.  

Burri dyshohet se i përket moshës rreth 40 dhe 50 vjeç. Ndër shenjat e torturës në kokë ka djegie rrethore dhe rrahje, si dhe prerje të shkaktuara ndoshta nga shkopinj, siç raportohet nga Il Piçolo .

Sipas Il Messaggero bëhet fjalë për një shtetas afrikan që është vrarë disa ditë më parë.  

Trupi, ndoshta gjatë natës, ishte varur me qafë në parmak. I kishte lidhur edhe këmbët me shirit dhe aty pranë u gjetën mbetje të ngjitësit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB