Bota

Tjetër incident ajror! Ishte nisur nga Gjermania në Prishtinë, avioni bën ulje emergjente në Serbi

Fluturimi me numër EW5704, i nisur nga Hamburgu në ora 14:30 me 155 pasagjerë në bord, u detyrua të ulet në Serbi për arsye sigurie.

F.I
Tjetër incident ajror! Ishte nisur nga Gjermania në Prishtinë,
FOTO ILUSTRUESE

SERBI- Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd. Fluturimi me numër EW5704, i nisur nga Hamburgu në ora 14:30 me 155 pasagjerë në bord, u detyrua të ulet në Serbi për arsye sigurie.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, reagoi duke thënë se shkak është bërë një problem teknik.

“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një aeroplan alternativ për transportimin e pasagjerëve. Aeroplani i dytë, me numër fluturimi EW6005, mori udhëtarët e mbetur në Beograd dhe fluturoi për në Köln, Gjermani./ZËRI

Poll

MOS HUMB