Bota

Aksidenti tragjik ajror! Avioni në Korenë e Jugut përplaset me murin, 177 viktima, 7 ditë zie

Ai kishte ndjekur një rrugë fluturimi në verilindje, mbi Tajvan, sipas të dhënave të gjurmimit nga Flight Radar.

F.I
Aksidenti tragjik ajror! Avioni në Korenë e Jugut përplaset me
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KOREJA E JUGUT-Një aksident tragjik ajror me 177 viktima ka ndodhur në Korenë e Jugut. Avioni me 181 pasagjerë, i operuar nga linja ekonomike Jeju Air u rrëzua teksa po bënte ulje në pistën e aeroportit të dërkombëtar Muan. Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok ka shpallur një javë zi kombëtare. Pamjet e aksidentit tregojnë avionin duke përshpejtuar në pistë derisa dhe godet një barrierë e më pas shpërthen në flakë. 

Mediat lokale raportojnë se në bord ishin 173 koreano-jugorë dhe dy tajlandezë, si dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Ai kishte ndjekur një rrugë fluturimi në verilindje, mbi Tajvan, sipas të dhënave të gjurmimit nga Flight Radar. Në orën 9.03 të mëngjesit me orën lokale avioni u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në jug të vendit, duke shkaktuar 151 viktima deri tani.

Hetimi për të përcaktuar shkaqet është ende në vazhdim. Sipas Reuters dhe AFP mendohet të jenë "kushtet atmosferike" si një faktor të mundshëm, pavarësisht se nga pamjet duket se dukshmëria ishte mjaft e qartë ose alternativisht, përplasje me një tufë zogjsh. Goditja nga zogjtë mund të shpjegojë potencialisht defektin fillestar të rrotave të uljes. Agjencia News1 raportoi se një pasagjer kishte dërguar një mesazh te një i afërm duke përmendur "një tufë zogjsh të ngecur në krah të avionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB