Bota

Tik Tok rrezikon të ndalohet edhe në SHBA

Legjislacioni i TikTok u përfshi në një paketë të politikës së jashtme të SHBA-së, ku përfaqësuesit miratuan dërgimin e 60.8 miliardë dollarëve në ndihmë të huaj në Ukrainë , si dhe para për Izraelin dhe Tajvanin.

F.m
Tik Tok rrezikon të ndalohet edhe në SHBA
Tik Tok

SHBA- Aplikacioni që u krijua gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19 dhe solli një risi me trended e tij, kryesisht tek adoleshentët, rrezikon të ndalohet dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim është votuar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe gjithçka varet vetëm nga CEO kinez i aplikacionit, Zhang Yiming. Nëse ai nuk shet aksionet e tij, SHBA do të ndalojë qytetarët e saj që ta përdorin këtë aplikacion.

Legjislacioni i TikTok u përfshi në një paketë të politikës së jashtme të SHBA-së, ku përfaqësuesit miratuan dërgimin e 60.8 miliardë dollarëve në ndihmë të huaj në Ukrainë , si dhe para për Izraelin dhe Tajvanin.

Kompania ka të ngjarë të përpiqet ta kundërshtojë ligjin e miratuar përmes një procesi gjyqësor, duke argumentuar se kjo gjë do t’u privojë miliona përdoruesve të aplikacionit të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë.

Sfida të tilla gjyqësore mund të vonojnë dhe bllokojnë hyrjen në fuqi të ligjit. Shefi ekzekutiv i TikTok u ka bërë thirrje përdoruesve amerikanë që të bëjnë fushatë për të ndaluar projektligjin.

Poll

MOS HUMB