
GREQI- Vrasja e një 68-vjeçari ka tronditur mëngjesin e sotëm Greqinë. Hetuesit janë duke bashkuar copëzat e historisë, ndërsa në mesin e të dyshuarave mund të jenë dhe gruaja dhe bashkëshortja e tij, të cilat njoftuan policinë, për gjetjen e pajetë të viktimës. Në vendngjarje ka qenë mjekja ligjore, ndërsa policia po përpiqet të zbardhë saktësisht se çfarë ka ndodhur, përmes dëshmive dhe të dhënave që po grumbullon.
Një nga skenarët që po shqyrtohet është përfshirja e bashkëshortes së viktimës në krim, për shkak të denoncimeve që çifti kishte bërë herë pas here për dhunë në familje, edhe në polici. Ky skenar përforcohet edhe nga gjetjet e policisë në banesën ku viktima u gjet i pajetë.
Në mënyrë të veçantë, gjatë autopsisë, në ambientet përreth shtëpisë, efektivët e policisë gjetën në një kosh plehrash një qese me rrobat e vajzës 11-vjeçare të çiftit plot gjak, si dhe një thikë.
Nisur nga sa më sipër, pyetjet që lindin janë dy. E para është se si rrobat e vogëlushes u mbuluan me gjak dhe e dyta nëse thika e gjetur është thika e krimit. Nënë e bijë pritet që të merren sërish në pyetje.
Plaga është mjaft e thellë dhe dyshohet se është shkaktuar nga një thikë kuzhine, e ngjashme me atë që Policia gjeti në koshin e plegrave. Ndërkohë që vdekja e 68-vjeçarit ka qenë e menjëhershme, për shkak të sasisë së madhe të gjakut që ka humbur, si pasojë e plagës së thellë.
Mediat greke raportojnë se tragjedia është zbardhur në orët e para të së shtunës kur rreth orës 03:30 vajza e tij ka telefonuar autoritetet dhe ka raportuar se babai i saj është kthyer pak kohë më parë në shtëpinë e tyre në Peramë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Vajza ka raportuar se babai ishte kthyer në shtëpi i plagosur me thikë, dhe ka humbur ndjenjat.
Oficerët e policisë kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje ku kanë gjetur burrin të shtrirë në dyshemenë e dhomës së gjumit, në pozicionin shtrirë, lakuriq me një plagë nën klavikulën e majtë. Përveç vajzës së tij, në zonë ka qenë edhe bashkëshortja e 68-vjeçarit, ndërsa, siç rezultoi nga hetimi, çifti ka angazhuar autoritetet në dy vitet e fundit për çështje të dhunës në familje./ZËRI