Bota

‘Terrorist’, shfaqen postera kundër Radoiçiç në veriun e Kosovës

Në Leposaviç dhe në komunat e veriut të Kosovës janë parë postera kundër Milan Radoiçiç.

D.XH
‘Terrorist’, shfaqen postera kundër Radoiçiç
Milan Radoicic

KOSOVË – Zëvendësministri për Komunitete për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar disa foto në rrugët e veriut, ku janë vendosur postera kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

“Çfarë mendojnë qytetarët për liderin bandit të Listës Serbe”, shkruan Radomiroviç, teksa ka publikuar posterat kundër Radoiçiç.

Në postera, Radoiçiç akuzohet si patriot i rrejshëm dhe terrorist, ndërsa thuhen akuza të rënda për të.

“Kush është Radoiçiçi? Një patriot i rrejshëm, i dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë, pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë, për pasurim personal. Terrorist. Thuajini Jo organizatës terroriste (Lista Serbe)”, shkruhet në posterat e vendosura në komunat veriore në Kosovë.

Milan Radoiçiç mori përsipër edhe sulmin me armë zjarri më 24 shtator kundër Policisë së Kosovës. Ai u arrestua nga autoritetet serbe, por gjykata e la të lirë. Tashmë nuk është më as pjesë e Listës Serbe./ZËRI/

Poll

MOS HUMB