Bota

Terrori në Athinë! Si u ekzekutuan dy persona me breshëri plumbash, krimi nuk pyeti as për 'të pafajshmit'

Dy persona me origjinë turke u qëlluan për vdekje, ndërsa një i tretë mbeti i plagosuru ekzekutuan, teksa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje pazaresh.

k.m.
Terrori në Athinë! Si u ekzekutuan dy persona me breshëri
Pamje nga atentati

GREQI- Publikohet momenti i ekzekutimit me armë zjarri të dy personave në lagjen Glidafa të Athinës. Dy persona me origjinë turke u qëlluan për vdekje, ndërsa një i tretë mbeti i plagosuru ekzekutuan, teksa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje pazaresh. Por një tjetër gjë që është evidentuar nga mediat vendase është fakti që autorët ishin të pamëshirshëm dhe qëlluan edhe pse në rrugë kishte plot kalimtarë.

Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua, por të gjithë janë të tmerruar nga ajo që panë. 

MOMENTI I EKZEKUTIMIT ME VIDEO:


“Plumbat na vinin sa andej-këtej dhe unë u tremba, hyra brenda në dyqan. Më pas dola dhe në farmacinë matanë rrugës gjeta të vrarin. Nga sa dëgjova ishin dy autorë, njërin e pashë sepse kaloi para dyqanit tim,”- tha për mediat vendase një pronar i një dyqani në zonën ku ndodhi ngjarja. 

Dy persona me origjinë kurde janë duke u hetuar për ngjarjen, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka hapur zjarr./ZËRI

Poll

MOS HUMB