
GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Greqi ku një 46-vjeçar i ka prerë babait të tij 77-vjeçar, kokën dhe duart me sharrë elektrike, raportojnë mediat greke.
Burime për mediat greke raportojnë ka qenë vetë 46-vjeçari ai që ka raportuar krimin gjatë orëve të para të së djelës, ndërkohë që vrasja duket se ka ndodhur dy ditë më parë.
“Ejani sepse e vrava”,- mësohet t’u ketë thënë ai autoriteteve policore.
Autori i ngjarjes tronditëse ka deklaruar para autoriteteve se e ka vrarë të atin në këtë mënyrë të tmerrshme sepse janë përleshur. Nga provat rezultont se babë e bir kishte pasur një përleshje, pasi 76-vjeçari ka pësuar një plagë të mprehtë në qafë nga një send i mprehtë. 46-vjeçari po trajtohet në spitalin e Trikalas, ndërkohë që punonjësit e policisë po vijojnë hetimet./ZËRI