
MAQEDONIA E VERIUT- Aleanca për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën ka shkarkuar sot Arben Taravarin nga pozita e kryetarit të ASH-së. Sot u mbajt kongresi i jashtëzakonshëm dhe me 591 vota është shkarkuar Taravari, pasi vendosi ta vazhdonte rrugën e tij me opozitën shqipatre.
Ziadin Sela, si kandidat i vetëm e rimori drejtimin e partisë.
“Së fundmi jam hasur shumë me pyetjen nëse tash më ASH ka ndonjë kauzë, dhe kjo është e vërtet sepse kauzat e ASH nuk bisedohen më, dhe personat tjerë mendojnë mbeti pa kauzë ne takimet e veta nuk flitet për kauza fliste për gjera dytësore, nëpërmjet kauzave janë zgjedhur problematikat për shqiptarët. Dhe këtu jam të tregoj se ne kemi kauza dhe se do vazhdojmë të punojmë për ta”, tha Sela në fjalën e tij para bashkëpartiakëve.