
KOSOVË-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme në Prishtinë. Ndërkohë raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person. Autoritet kanë gjetur dy armë zjarri në vendin e ngjarjes dhe po punohet për kapjen e autorit.
Lajmin për të shtënat e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë me dje se personi i plagosur po merr ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë Ahmeti.
/ZËRI