Bota

HORROR në aeroportin e Amsterdamit, motori i avionit 'thith' burrin, vdes në vend

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, siç raporton Sun, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasagjer apo punonjës aeroporti.

E.K
HORROR në aeroportin e Amsterdamit, motori i avionit 'thith'
Pamje nga aeroporti

HOLLANDË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në aeroportin e Amsterdamit. Raportohet se motori I një avioni ka “thithur” një burrë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Incidenti ndodhi në mesditë në një avion KLM Embraer që do të nisej për në Billung, Danimarkë.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, siç raporton Sun, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasagjer apo punonjës aeroporti. Gjithçka ka ndodhur në sytë e pasagjerëve, të cilët kanë mbetur të shokuar. Vijojnë hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB