
SHBA- Të paktën tre persona kanë vdekur pas të shtënave në Pensilvani të SHBA-së gjatë kësaj shtune. Policia e ka identifikuar të dyshuarin si autori i ngjarjes, ai është 26-vjeçari Andre Gordon. Autoritetet besojnë se Gordon i njihte të tre viktimat që u vranë. Gordon besohet të jetë aktualisht i pastrehë dhe ka lidhje me zonën e Trenton, New Jersey.
"Ne po hetojmë një vrasjen që ndodhi në qytezë këtë mëngjes. Tre persona u vranë në dy rezidenca të ndryshme”, deklaroi për CNN kryetari i bordit të mbikëqyrësve të qytetit, Jeff Dence.
Pas të shtënave fatale, i dyshuari grabiti një qytetar në një zonë tjetër, duke i marrë makinën. Ndër të tjera autoritetet kanë njoftuar se i riu mbetet ende në arrati dhe rrezikshmëria është e lartë./ZËRI