
BRUKSEL - Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Avenue de la Toison d'Or 3 të mërkurën në mbrëmje, sipas një deklarate nga polica e Brukselit.
"Ne morëm një lajmërim për të shtëna në Avenue Golden Fleece rreth orës 19:30", tha zëdhënësja e policisë, Ilse Van de Keere. "Oficerët shkuan menjëherë në vendngjarje, ku u pa se ishin shkaktuar tre të plagosur. Menjëherë u vendos një perimetër", shtoi më tej policia lokale.
Në momentin që oficerët e policisë mbërritën, autori ose autorët tashmë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Mediat lokale bëjnë me dije se rasti nuk besohet se ka lidhje me terrorizmin. Dyshohet se ka pasur një përleshje mes bandave që veprojnë në Bruksel. /Zëri.ai/