Bota

Të shtëna me armë në Serbi, plagosen dy persona

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të plagosur

E.K
Të shtëna me armë në Serbi, plagosen dy persona
Dy persona te plagosur ne Serbi

SERBI- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në Novi Pazar, në Serbi dhe sipas informacioneve jozyrtare thuhet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat serbe, policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.

“Burrat janë qëlluar me plumb në këmbë. Po vijon hetimi policor. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e këtij qyteti dhe nuk janë në rrezik për jetën”, ka thënë një burim pranë hetimeve.

Ndërkohë, një dëshmitar ka thënë se gjithçka “ndodhi në pak sekonda”.

“Në momentin e të shtënave, binte shi dhe për shkak të kësaj nuk kishte shumë njerëz në rrugë”, citohet të ketë thënë dëshmitari.

 

Poll

MOS HUMB