
BEOGRAD- Pas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Në deklaratën e saj të parë pas ngjarjeve në Veri të Kosovës, ajo u shfaq nnë të njëjtën linjë me kreun e shtetit. Edhe për të fajtor ishte Albin Kurti.
“(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti është fajtor për gjithçka. Perëndimi i kanë dhënën kartën e gjelbërt për të vrarë gjithkënd. Për Kurtin të gjithë serbët janë terroristë. Kurti po finalizon ëndrrën e tij jetëgjate për konflikt të armatosur,”-tha ajo.
Çfarë ka ndodhur në Kosovë?
Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 3 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca Wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai