Bota

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, 3 të plagosur

Policia e Kosovës njofton se ata janë dërguar në spital dhe ndodhën në kujdesin e mjekëve.

E.K
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, 3 të
Foto ilustruese

PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Lakrishte". Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. 

Policia e Kosovës njofton se ata janë dërguar në spital dhe ndodhën në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë është bërë i mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar dhe po punohet për kapjen e tyre.  Motivet e ngjarjes ende mbeten të paqarta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB