Bota

Të shtëna me armë gjatë natës në një lokal, vritet 19-vjeçarja, 3 të plagosur

Sipas mediave italiane, dyshohet se personat që janë përfshirë në konflikt i përkasin një klani mafioz

E.K
Të shtëna me armë gjatë natës në një lokal,
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur gjatë natës zonën e Barit në Itali, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal, ka humbur jetën një vajzë 19-vjeçare.

Gjatë konfliktit ka mbetur gjithashtu i plagosur rëndë edhe një djalë 20-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë paraqiten jashtë rrezikut për jetën, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura.

Të shtënat me armë u regjistruan pas një konflikti që ndodhi mbrëmë në një klub në Molfetta, në veri të Barit. Hetimet për ngjarjen po koordinohen nga prokuroria antimafia e Barit, pasi dyshohet se në ngjarje janë përfshirë anëtarë të një grupi mafioz.

Pas ngjarjes, pronari i lokalit shprehu keqardhjen e tij për familjen e viktimës, dhe të plagosurve, ndërsa tha se edhe ai vetë ishte shënjestër e akteve barbare.

“Jemi viktima të këtyre akteve barbare, jemi pranë familjes së viktimës në këto momente”. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB