
BERLIN- Në më pak se një javë nis në Gjermani, Kampionati Europian i Futbollit, me ndeshjen hapëse që do të luhet në Mynih më 14 qershor. Kampionati hapet me sfidën e Gjermanisë kundër Skocisë. Që nga e premtja janë vënë në fuqi kontrolle të rrepta në kufirin gjerman për të përjashtuar mundësinë e sulmeve terroriste. Sipas Sekretares së Brendshme, Nancy Fezer, tre frikërat më të mëdha të sigurisë gjatë periudhës së Europianit janë: kërcënimi islamik, dhuna e tifozëve dhe sulmet e mundshme kibernetike.
Kontrolle të rrepta po kryhen në kufijtë me Danimarkën, Francën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun, ndërsa nuk përjashtohen as aeroportet dhe portet. Tashmë prej disa kohësh, përkatësisht nga fundi i vitit 2023, kontrollet kryhen edhe në kufijtë me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën. Për të mëshuar më shumë në këtë mision, në një intervistë për radiostacionin gjerman DLF, ministri gjerman i Brendshëm nga radhët e socialdemokratëve u shpreh se se prioriteti i parë i qeverisë gjermane për turneun më të mirë evropian të futbollit është siguria.
22,000 policë do të jenë në detyrë çdo ditë por do të jenë të kujdesshëm që të mos e cënojnë ndjenjën e gëzimit dhe të bashkimit që ofron sporti. Megjithatë forcat gjermane nuk do të jenë të vetmet që do të qarkullojnë rrugëve të vendit të tyre. Edhe 16 përfaqësues të Policisë së Shtetit do të jenë në Gjermani, për t’u kujdesur për sigurinë e kombëtares shqiptare gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian./ZËRI