
TIRANË- Fredi Beleri, nuk do të jetë eurodeputeti i vetëm, që është zgjedhur në Parlamentin Europian, ndërsa qëndron në burg. Një rast i ngjashëm është dhe ai Ilaria Salis, një mësuese 39-vjeçare e shkollës fillore, e cila aktualisht është në një proces gjyqësor në Hungari.
Ajo është arrëstuar që prej shkurtit të vitit të kaluar në Budapest, pasi ishte pjesëmarrëse në një protestë në krah të një grupi anti-fashistësh që u përleshën me radikalë të djathtë. Fitoren e saj e konfirmoi partia “Aleanca e Majtë e Gjelbër” në Itali që e vendosi atë në mesin e kandidatëve të saj.
Shoqërimi dhe i gjithë procesi ndaj Salis, ka sjellë tensione në marrëdhëniet mes Italisë dhe Hungarisë, ndërsa për rastin ka ndërhyrë dhe vetë presidentja italiane Giorgia Meloni.
Në zgjedhjet e së dielës, pati një sërë surprizash, ku në Francë dhe Belgjikë, rezultati solli zgjedhje të parakohshme për qeverinë.
Ajo çfarë ra në sy tjetër në zgjedhjet e së dielës, ishte fakti se nëse në shumicën e vendeve evropiane trendi i rritjes së mbështetjes për të djathtën ekstreme vijoi, në ato nordike ndodhi diçka tjetër. Mbështetja për të majtën dhe “të gjelbrit” u rrit.
/ZËRI