Bota

Njihet si ‘Barbekjyja’, kush është banditi që kërkon rrëzimin e Kryeministrit në Haiti?

Trazirat filluan të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti.

a.l
Njihet si ‘Barbekjyja’, kush është banditi që
Barbekjyja

HAITI- Banda të armatosura kanë sulmuar të paktën dy burgje në vend dhe detyroi qeverinë në Haiti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për 72 orë. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 12 persona janë vrarë dhe mbi 3700 të burgosur janë arratisur. 

Bandat e armatosura thuhet se kontrollojnë 80 për qind të kryeqytetit Port-au-Prince dhe krerët e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henry. Në emër të bandave ka folur kreu i një grupi, i njohur me pseudonimin ‘Barbekjyja’. 

Të gjithë ne, grupet e armatosura në qytetet provinciale dhe grupet e armatosura në kryeqytet, jemi të bashkuar”, tha ish-oficeri i policisë, i cili besohet se qëndron pas disa masakrave në Port-au-Prince.

Trazirat filluan të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti. Autorët e vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise në vitin 2021, besohet të jenë në mesin e personave të liruar nga burgu. /ZËRI

Poll

MOS HUMB