
FRANCË- Një emigrant i pastrehë nga vendi afrikan i Xhibutit është arrestuar pasi ka rrahur dhe grabitur 17 gra të moshuara, disa prej tyre mbi 90-vjeç. I cilësuar si sulmues serial i të moshuarve, 36-vjeçari ka sulmuar 17 gra të moshuara në Rennes javët e fundit, por më në fund u prangos. Oficerët e Policisë e kapën burrin në mes të një sulmi të egër ndaj një të moshuare që po ecte me paterica.
Sipas mediave të huaja, vetëm pak minuta para ndodhisë, Policia zbuloi se emigranti kishte sulmuar edhe një grua 73-vjeçare dhe i kishte vjedhur portofolin. Mes viktimave të tij ishte edhe një grua 93-vjeçare e quajtur Lillane, e cila foli edhe me viktima të tjera që ishin shënjestruar nga afrikani.
“Kam takuar një zonjë, i ka thyer kyçin e dorës. Dhe unë hasa një tjetër, ajo kishte gjysmën e fytyrës të nxirë. Ajo më tha, ‘Të kërkoja, doja të të shihja, ti je i para që ai goditi!’ Ai e goditi me grusht në fytyrë, duhet ta shihni fytyrën e saj,”- tha Lillane teksa fliste për gazetën franceze 'Le Telegramme'.
Ajo shpjegonte se kishte njohur të paktën pesë viktima të dhunës së të dyshuarit. Burri i paemëruar publikisht po përballet me akuza vjedhjeje, sulm fizik dhe sulm fizik ndaj një personi të moshuar. Burri përballet me akuzën për sulm, vjedhje dhe lëndim trupor ndaj personave të pambrojtur./ZËRI