Bota

Takimi me Radoiçiç/ Gjuriç reagon pas publikimit të fotos: Nuk e fsheh, s’kam turp!

Ambasadori i Serbisë në SHBA tha se nuk ndihet i turpëruar nga takimi që ka pasur me Radoiçiç.

k.m.
Takimi me Radoiçiç/ Gjuriç reagon pas publikimit të
Takimi Gjuriç-Radoiçiç

SERBI- Terroristi, i cili mori pjesë në sulmin në Banjskë, ngjarje për të cilën ka pranuar autorësinë Milan Radoiçiç, është takuar me Marko Gjuriç, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një fotografi e takimit mes tyre u bë virale në rrjet, e cila pasoi me shumë komente. Përgjigje të gjithëve u ka dhënë vetë Gjuriç.

Ambasadori i Serbisë në SHBA tha se nuk ndihet i turpëruar nga takimi që ka pasur me Radoiçiç dhe se nuk i ka fshehur ndonjëherë takimet me të. 

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim të fundit. Edhe nëse do të ishte shumë e zbehtë ajo. Nuk e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës, e njerëzve tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk jam turpëruar asnjëherë për kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe më pëlqen të takohem edhe sot e kësaj dite, unë jam takuar shumë herë, në kuadër të punës sime, edhe me udhëheqës të shumtë shqiptarë, të cilët janë akuzuar nga drejtësia vendase dhe ndërkombëtare për krime të papërshkrueshme lufte ndaj popullit tim. Kjo ka qenë gjithmonë pakrahasueshëm e vështirë për mua personalisht. Si dhe takimet që kam pasur me etnonacionalistët Kurti e Sveçla, që brutalisht u shkelin të drejtat elementare serbëve në Kosovë dhe M. dhe kanë gjak të pafajshëm në duart e tyre,”- ka shkruar Gjuriç në platformën “X”.

Radoiçiç tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku. Edhe pse kanë kaluar disa muaj prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB