Bota

Stuhia ‘Ciaran’ shkakton 16 të vdekur në Europë

Stuhia ka përfshirë Britaninë, Francën, Italinë, por edhe rajone të tjera të Europës. Erërat sollën probleme dhe me udhëtimet.

D.XH
Stuhia ‘Ciaran’ shkakton 16 të vdekur në Europë
Ciaran

FIRENZE - Së paku 16 njerëz kanë vdekur nga stuhia Cuaran që ka goditur Europën. Reshjet e dendura dhe erërat e shumta sollën kaos në udhëtime.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në rajonin qendror të Toskanës, njoftuan të premten autoritetet italiane, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi specialistët e motit raportuan reshje rekord.

Tre persona të tjerë u vranë në brigjet e Portugalisë të premten, kur një jaht u rrëzua në veri të Lisbonës, pas valëve të mëdha.

Në Itali, shërbimet e shpëtimit u thirrën për dhjetëra incidente në të gjithë Toskanën, për të ndihmuar shoferët e bllokuar në tunele të përmbytura ose që u gjendën të rrethuar nga pemët e rrëzuara.

Guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani tha se të vdekurit në stuhitë në Itali përfshinin një burrë 85-vjeçar, i gjetur i mbytur në katin përdhesë të shtëpisë së tij në Montemurlo, në veriperëndim të Firences.

"Ajo që ngjau sonte në Toskanë ka ndodhur për shkak të ndryshimit të klimës," shkroi Giani në X.

Në zonë janë regjistruar edhe grabitje të shtëpive, garazheve dhe bodrumeve të përmbytura. Mobilje janë parë nëpër rrugë. Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella e përshkroi situatën si "kritike" në qytet, pasi niveli i lumit Arno vazhdoi të rritet.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi një paketë fillestare ndihme shtetërore prej pesë milionë euro (rreth 5.4 milionë dollarë) për rajonin, ndërsa konfirmoi një gjendje të jashtëzakonshme.

Erërat rekord në Francë

Probleme nga sthia kishte edhe në Francë. “Tre persona në bordin e varkës me vela me flamur danez që u përmbys në një plazh në Santa Cruz në veri të Lisbonës u gjetën të vdekur në breg pranë rrënojave të varkës të premten”, tha një zëdhënës i marinës për AFP.

Pemët e rrëzuara nga erërat e forta shkaktuan disa nga vdekjet e tjera në Evropë. Në qytetin belg të Gentit, rënia e pemëve vrau të enjten një djalë 5-vjeçar ukrainas dhe një grua 64-vjeçare. Rënia e pemëve kishte vrarë më parë një shofer kamioni në automjetin e tij në rajonin Aisne të Francës veriore.

Zyrtarët francezë raportuan gjithashtu vdekjen e një burri që ra nga ballkoni i tij në qytetin port të Le Havres. Një burrë në qytetin holandez të Venray, një grua në Madrid dhe një person në Gjermani vdiqën gjithashtu.

Më shumë se 500000 shtëpi franceze mbetën pa energji elektrike të premten në mëngjes, pasi stuhia goditi bregun veriperëndimor. Në ishullin francez të Korsikës në Mesdhe, pronari i anijes Francois-Xavier Bacchidu tha se erërat shkaktuan pasoja të mëdha.

Stuhia “Ciaran” ka përfshirë thuajse gjithë Europën, duke përfshirë edhe vendin tonë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB