Bota

Studenti italian dhunohet nga policët në SHBA, dalin PAMJET, nëna: Djali ka tentuar të vetëvritet

Më pas është dërguar në stacionin e policisë ku dhe aty është dhunuar.

E.K
Studenti italian dhunohet nga policët në SHBA, dalin PAMJET,
Pamje nga dhuna

Matteo Falcinelli, ky është emri i italianit të arrestuar në Majami shkurtin e kaluar, i cili u dhunua nga policia amerikane. Ngjarja ka ndodhur në Florida. I riu ndiqte studimet master në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, raportojn֝ë mediat italiane. I riu rrëzohet në tokë nga efektivët dhe më pas i vendosin shkelmin në fyt, duke na kujtuar rastin e rëndë të afro-amerikanit të vrarë nga policia. Më pas është dërguar në stacionin e policisë ku dhe aty është dhunuar.

Efektivët e tërhoqën zvarrë me duart e lidhura me pranga pas shpine, ndërsa ai bërtiste: “Ju lutem më lëshoni”. Skenat e dhunës, janë filmuar nga kamerat trupore të punonjësve, përfshirë edhe atë brenda komisariatit, të cilën avokati amerikan i studentit italian arriti ta marrë në prokurori vetëm më 12 prill në kuadër të procesit gjyqësor.

Falcinelli u gjykua për rezistencë ndaj autoritetit policor dhe aktualisht është jashtë burgut pasi pranoi të kryente shërbimin e komunitetit për një periudhë të shkurtër kohe. Nëna e tij, Vlasta Studenicova    tregoi se djali i saj, pas kësaj eksperience traumatike, ka tentuar të vriste veten katër herë dhe se zgjohet natën dhe bërtet njësoj si në momentin ku u torturua. Rasti ka vënë në lëvizje dhe autoritetet italiane. Raportohet se çështja po ndiqet nga ministri i Jashtëm Antonio Tajani, ndërsa nëna e të riut është zotuar që të vërë në vend drejtësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB