Bota

Starmer pas Samitit të Londrës: Do të krijojmë një aleancë për të mbrojtur Ukrainën, kam "ok" nga Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer në një konferencë për shtyp tha se Britania, Franca, Ukraina dhe disa vende të tjera do të hartojnë një plan për paqen. Më pas, do ta diskutojnë atë me SHBA-të.

k.m.
Starmer pas Samitit të Londrës: Do të krijojmë një
Keir Starmer

LONDËR- Samiti i Londrës përfundoi me marrëveshje për katër pika kyçe, duke përfshirë formimin e një "aleance të vullnetarëve" për të sjellë paqen në Ukrainë. Kryeministri britanik Keir Starmer në një konferencë për shtyp tha se Britania, Franca, Ukraina dhe disa vende të tjera do të hartojnë një plan për paqen. Më pas, do ta diskutojnë atë me SHBA-të. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi një marrëveshje për një kredi prej 1.6 miliardë paundësh në mënyrë që Kievi të mund të blejë 5000 raketa kundërajrore.

"Qëllimi ynë është "të vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë, në mënyrë që të mund të negociojë nga një pozicion i fortë,"- tha kryeministri britanik.

Sipas Starmer, për 4 çështje u vendosën në Samitin e Londrës:

-Vazhdimi i fluksit të ndihmës ushtarake për Ukrainën për sa kohë që lufta është në vazhdim, presioni ekonomik ndaj Rusisë të rritet.
- Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë integritetin territorial dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë në çdo negociatë për një marrëveshje paqeje
- Nëse ka një marrëveshje paqeje, liderët evropianë do të sigurohen ë që të parandalojnë çdo pushtim të ardhshëm nga Rusia
- Do të ketë një aleancë të atyre që janë të gatshëm të mbrojnë Ukrainën dhe të sigurojnë paqen në vend

Siç tha ai, ka pasur një marrëveshje për një takim të ri të 15 liderëve “shumë shpejt”, por nuk ka dhënë asnjë datë.

“Sot jemi në një udhëkryq historik. Kjo nuk është koha për të folur, por është koha për veprim."

Kryeministri britanik është pyetur edhe nëse ka diskutuar për planin që propozon me Donald Trump dhe përgjigja ishte "po".

“Kam folur me të në telefon mbrëmë. Nuk do të hyj në detaje, por do t'ju them se nuk e do e bëja këtë lëvizje nëse nuk do e besoja se ishte diçka që mund të kishte një rezultat pozitiv në kushtet që ne të gjithë të ecnim së bashku – Ukraina, Evropa, Britania dhe SHBA – të gjithë së bashku për një paqe të qëndrueshme”.

Sipas tij, çdo marrëveshje duhet të përfshijë Rusinë, por Moska nuk duhet të diktojë garanci për Ukrainën duke pasur parasysh historinë e saj që shkel marrëveshjet e armëpushimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB