Bota

Von der Leyen: Ne duhet urgjentisht të riarmatosim Evropën

Në deklaratat e saj të para pas përfundimit të samitit në Londër, ajo u shpreh se palët kishin zhvilluar një diskutim të mirë dhe të ndershëm.

k.m.
Von der Leyen: Ne duhet urgjentisht të riarmatosim Evropën
Ursula von der Leyen

LONDËR- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se Ukraina ka nevojë për "garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë", duke mbështetur pozicionet e saj ekonomike dhe ushtarake. Në deklaratat e saj të para pas përfundimit të samitit në Londër, ajo u shpreh se palët kishin zhvilluar një diskutim të mirë dhe të ndershëm. Por ajo sugjerimin e saj e bëri publik dhe për mediat.

"Ne duhet urgjentisht të ripajisim Evropën me armë. Komisioni do t'i propozojë një plan përkatës Këshillit Evropian më 6 mars. "Tani është jashtëzakonisht e rëndësishme të rriten investimet në mbrojtje. Në mjedisin gjeostrategjik në të cilin jetojmë duhet të përgatitemi për më të keqen dhe për rrjedhojë të shtojmë mbrojtjen tonë,”-tha presidentja e KE-së.

Një samit për luftën në Ukrainë po mbahet në Londër këtë të dielë pas krizës në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit. Kryeministri britanik, Keir Starmer, mikpritës i samitit të Ukrainës, njoftoi se Britania, Franca dhe Ukraina do të hartojnë një plan për "përfundimin e luftimeve në Ukrainë", duke shtuar se pasi të hartohet, plani do t'i paraqitet SHBA-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB