
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio nuk ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që nga takimi i së premtes në Zyrën Ovale me Presidentin e SHBA Donald Trump. Kështu tha vetë Rubio kur u pyet në emisionin “This week” të rrjetit televiziv "ABC". Në fjalën e tij, sekretari amerikan i shtetit tha se pavarësisht përplasjeve, presidenti Donald Trump është i hapur për negociata.
“Që atëherë nuk kam komunikuar me presidentin ukrainas. Presidenti Trump është i hapur për të diskutuar me të kur të dëshirojë të ecë përpara me paqen. Lufta do të përfundojë kur ta sjellim Putinin në tryezën e negociatave dhe Presidenti Trump të ketë njohuri se si zhvillohen negociatat. Ne e kemi thirrur Putinin me pseudonime të ndryshme për tre vjet. Duhet të ndalojmë së bëri supozime dhe të tregojmë me veprime se sa shumë duam paqen,”- shtoi Sekretari amerikan i Shtetit.
Paralelisht edhe Europa po vepron! Një samit për luftën në Ukrainë po mbahet në Londër këtë të dielë pas krizës në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit. Kryeministri britanik, Keir Starmer, mikpritës i samitit të Ukrainës, njoftoi se Britania, Franca dhe Ukraina do të hartojnë një plan për "përfundimin e luftimeve në Ukrainë", duke shtuar se pasi të hartohet, plani do t'i paraqitet SHBA-së./ZËRI