
BRUKSEL - BE shprehet se Kosova ka pasur rastin në 10 vitet e fundit, që të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asocacionit. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi se Prishtina duhet të ndërmarrë hapa konkretë.
“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, tha Stano për REL.
Ai ritheksoi se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyre moderne europiane, për të zgjidhur çështjen e ndjeshme të respektimit të të drejtave të pakicave.
Stano shtoi se pret që si pala e Kosovës, ashtu edhe ajo e Serbisë, të vijojë bisedimet, bazuar në këtë draft./ZËRI/