Bota

Arrestohet në Merdarë ish-luftëtari i UÇK, avokati: Familja ka frikë, mund të torturohet!

Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Smakiqi bëri me dije se Dakaj u arrestua teksa po kalonte kufirin për të shkuar në Itali së bashku me vëllanë e tij.

k.m.
Arrestohet në Merdarë ish-luftëtari i UÇK, avokati:
Hasan Dakaj

MERDARE- Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është vendosur në pranga nga Policia serbe. Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij Xhevdet Smakiqi. Në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, Smakiqi bëri me dije se Dakaj u arrestua teksa po kalonte kufirin për të shkuar në Itali së bashku me vëllanë e tij. Sipas tij, ish-luftëtari është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli, ndërsa shton se familjarët e tij janë të shqetësuar pasi mund të torturohet nga efektivët serbë. 

“Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq,”- tha ai.

Postimi i plotë:

S’ka liberalizim per pjestaret e UÇK-së! Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise. Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq. Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se. Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim. Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se./ZËRI

Poll

MOS HUMB