Bota

“S'më kujtohet sa kam"/ Biznesmeni nga Kosova në "hall luksi", mjetet që u jepte shokëve e vendosin në pranga

Mediat malazeze dhe ato serbe kanë publikuar rastin por pa e përmendur me emër biznesmenin nga Kosova.

k.m.
“S'më kujtohet sa kam"/ Biznesmeni nga Kosova në
Foto ilustruese

MAL I ZI- Një biznesmen kontrovers nga Republika e Kosovës, i cili jeton mes Pejës dhe Sarajevës kishte të paktën 20 vetura me targa malazeze dhe po aq me targa boshnjake.

"I kam blerë me punë të ndershme,"-tha kur u mor në pyetje nga Policia në Sarajevë, duke shtuar se blinte çdo vit të paktën 20 nga modelet më të shtrenjta dhe më të fundit të makinave. Por pika e tij e dobët ishin...Jeep-at. Mediat malazeze dhe ato serbe kanë publikuar rastin por pa e përmendur me emër biznesmenin nga Kosova. Bëhet fjalë për një biznesmen që blinte makina, i vendose në emër të personave të tij të afërt, e më pas këto mjete përdoreshin nga persona me precedentë penalë. Madje më keq, persona që ishin pjesë e klaneve kriminale që trafikojnë drogë në Ballkan dhe jo vetëm. 

Kjo është ndoshta arsyeja se kur u pyet në gjyq sa mjete kishte blerë gjithsej, u përgjigj: Nuk më kujtohet!

Nga 20 makinat që ka dokumentacione se biznesmeni i ka blerë, vetëm një kishte me emrin e tij. Ishte një mjet 'Porsche' me targa të Podgoricës. Të gjitha makinat e tjera u jepeshin njerëzve të afërt të tij.

Pyetja logjike që lind pas këtyre të dhënave është se çfarë bën ky biznesmen me kaq shumë makina dhe ku përfundojnë ato? Mjetet i merrte dhe i përdorte derisa i mërziteshin. Më pas i shpërndante. Një mjet e ka çuar në Veri të Malit të Zi një kushëriri i tij. Ky i fundit, gjithashtu i paidentifikuar, ishte plagosur në Pejë në vitin 2010. Ky atentat ishte porositur nga Podgorica, si dhe se personi që qëlloi mbi të, ishte gjithashtu nga mali i Zi.

Një tjetër i afërm i këtij “biznesmeni” është i njohur për transport droge dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai sillte vajza nga Ukraina, përmes Malit të Zi për të punuar në lokale të shumta në Kosovë. 

"Ka shumë gjasa që ai të ketë pasur edhe një rrjet punonjësesh seksi në Mal të Zi,"-thotë një person që e njeh çështjen për mediat malazeze.

Por fiksimin e kishte tek makinat. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte sjellë dy "Hummer" të blinduar. Një e mbajti vetë dhe një tjetër ia dha një (tashmë) ish-mikut të tij, një biznesmeni nga Sarajeva. Kur ai shoku i tij më vonë hyri në politikë, tha se në fakt nuk e njihte njeriun që i dha “Hummerin” e blinduar dhe se nëse do të kishte prova, të arrestohej.

"Nëse ka prova, ai dhe ata që janë të ngjashëm me të, pra anëtarët e mafias shtetërore boshnjake të shkojnë në burg,"-tha ai, e ndoshta kjo fjali e prishi miqësinë mes tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB