
PUGLIA- Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që bashkëpunonte me grupet kriminale shqiptare në zonën e Puglias. Organizata ishte shndërruar në një klan mafioz që zhvillonte biznese të trafikut të drogut në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale shqiptaredhe pastronin së bashku paratë në bizneset e tyre.
Policia e Barit tha se ata prej 4 të ditësh zhvilluan operacionin e antidrogës të koduar “Li Bergolis” (Malësorët) dhe u arrestuan 39 persona. Ata gjithashtu kishin lidhje me grupet e tjera kriminale si ‘Ndrangheta’ dhe ‘Camorra’. Autoritetet hetimore i kanë cilësuar ata si “malësorët që zbritën në bregdet dhe u bënë trafikantë ndërkombëtarë”.
Dosja hetimore, krerët e grupit dhe bashkëpunimi mafioz
Sipas hetimeve nga ky bashkëpunim kriminal ata kanë përfituar miliona euro. Autoritetet hetimore thanë se janë sekuestruar deri tani më tani 10 milionë euro pasuri të ndryshme.
Gjyqtarja e dosjes për hetimet paraprake, Isabella Valenzi, caktoi arrest me burg për 37 të dyshuar dhe arrest shtëpiak për dy të tjerë, përfshirë shefin e Viestes, Marco Raduano, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë muajt e fundit pas arrestimit në Korsikë, që i dha fund klanit. Më parë ishte vrarë kreu i grupit Francesco Li Bergolis, i njohur si “Ciçillo”, kurse 3 krerët e tjerë të familjes; Franko, Matteo dhe Armando, dy të parët përkatësisht të dënuar me burgim të përjetshëm dhe tjetri 27 vite. Prej vitit 2009 përplasjet mes organizatave Li Bergolis dhe Romito-Ricuçi-Lombardi, iu kanë marrë jetën 21 personave dhe janë kryer 18 tentativa për vrasje, pavarësisht se shumë nga krerët ishin në burg.
Sipas hetimeve, drejtuesit e grupit kriminal komunikonin me vartësit e tyre përmes burgut duke përdorur pica, letra, madje edhe telefona celularë për të mbajtur një “kanal lidhjeje të qëndrueshme”.
Ndërsa Prokurori i antimafias, Giovanni Melillo, tha se: Ti nuk pushon së qeni anëtar mafioz pasi të arrestojnë.
Bashkëpunimi me shqiptarët dhe infiltrimi deri në politikë
Familja Li Bergolis kishte arritur të ruante një “vitalitet të theksuar operacional alarmues” dhe të bënte një hap vendimtar në cilësi në procesin e modernizimit. Me të mbërritur në bregdet, ata kishin marrë “kontrollin e Viestes”, pas përleshjeve me klanet kundërshtare, dhe për këtë arsye kishin zënë një hapësirë të konsiderueshme në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, dhe u kthyen në kanalin më të mirë të komunikimit mes kartelave shqiptare.
Rekrutimi i të miturve si strategji, 48 akuza dhe 3580 faqe dosje
Jo vetëm kaq, por kohët e fundit kishin nisur strategji të re: Rekrutimi i fëmijëve. Ndaj krerëve të organizatës dhe anëtarëve janë ngritur 48 akuza në cilësi të ndryshme, ku 25 prej të dyshuarve akuzohen për pjesmarrje në grupe kriminale.
Në dosjen mr 3580 faqe u morën në pyetje të 18 bashkëpunëtorëve të drejtësisë, u përgjuan 75 telefonave inteligjentë, u panë pamjet filmike të 22 vendeve dhe u përgjuan dhjetra persona tashmë të burgosur. Hetuesit rindërtuan gjithashtu se si klani kishte zhvilluar gjithashtu aftësinë për të rekrutuar të mitur, duke i përdorur ata për spiunim, grabitje dhe zhvatje. /ZËRI