Bota

Shpërthim i fortë në termocentralin Kosova A, deputeti publikon pamjet

Shala shkruan se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

F.m
Shpërthim i fortë në termocentralin Kosova A, deputeti publikon
Pamjet nga shpërthimi

KOSOVË- Një defekt teknik raportohet të ketë ndodhur në termocentralin Kosova A, gjë që ka sjellë një shpërthim të fortë. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka publikuar dhe një video ku shihet zona e përfshirë nga flakët. Shala shkruan se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”- ka shkruar deputeti Shala.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për rastin.

Poll

MOS HUMB