Bota

SKANDAL në Kroaci! Zëvendëskryeministri qëllon 9 herë me armë nga makina

Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”.

F.I
SKANDAL në Kroaci! Zëvendëskryeministri qëllon 9 herë
Josip Dabro

KROACI-Një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur me armë zjarri po qarkullon në rrjetet sociale. Dabro gjuan nëntë herë nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur, teksa ngiste në një makinë. 

Në pamje Dabro është në vendin e pasagjerit të makinës dhe është veshur në mënyrë të rastësishme me pantallona të shkurtra dhe një fanellë, gjë që sugjeron se videoja është regjistruar gjatë verës. Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” nga Zehre Bajraktareviç. Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës dhe në një moment shihet një shtëpi. Në video, Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”.


Pas publikimit të videos kanë nisur tashmë hetimet e autoriteteve përkatëse kroate./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB